Rreth Nesh

Rreth Nesh

Kompania D&E u themelua në vitin 2007 në Tiranë, Shqipëri. Objekti kryesor i aktivitetit të kompanisë është prodhimi dhe dizajni i një game të gjerë të uniformave ushtarake, policore, zjarrfikëse, uniformave të emergjencave civile, policisë municipale, uniformave profesionale dhe teknike civile, përfshirë të gjitha aksesorët përkatës. Kompania zotëron një fabrikë prodhimi me teknologjinë dhe makinëritë më bashkëkohore për prodhimin e kapelave, xhaketave, bluzave, pantallonave, këmishave, etj. Gjatë këtyre viteve kemi furnizuar Ushtrinë Shqiptare, Policinë e Shtetit Shqiptar, OST, OSHEE, Policinë e Burgjeve Shqiptare, Arma Di Carabinieri, Guardia di Finanza, policitë private të ndryshme, Policinë Municipale Shqiptare, si dhe produkte të ndryshme në territore të ndryshme si: Kosova, Italia, Gjermania, Maqedonia, etj. me të gjitha llojet e veshjeve dhe uniformave përkatëse (Palltot, Xhaketat, Bluzat Profesionale, Pulovrat, Kapelat, Beretat, Pantallonat, Këmishat, T-shirtat, etj.)

Çdo produkt është me cilësi të lartë dhe në përputhje me standardet CE.

  • ISO 9001:2015
  • ISO 27001-2022
  • ISO 14001:2015
  • ISO 22301:2019
  • ISO 45001:2018
image

ISO 9001:2015

CERTIFIKATA E SISTEMIT TĂ‹ MENAXHIMIT TĂ‹ CILĂ‹SISĂ‹

ISO 27001-2022

CERTIFIKATA E SISTEMIT TĂ‹ MENAXHIMIT TĂ‹ SIGURISĂ‹ SĂ‹ INFORMACIONIT

ISO 14001:2015

CERTIFIKATA E SISTEMIT TĂ‹ MENAXHIMIT MJEDISOR

ISO 22301:2019

CERTIFIKATA E SISTEMIT TĂ‹ MENAXHIMIT MJEDISOR

ISO 45001:2018

CERTIFIKATA PĂ‹R SISTEMIN E MENAXHIMIT TĂ‹ SHĂ‹NDETIT DHE SIGURISĂ‹ NĂ‹ PUNĂ‹

Me një përkushtim ndaj personalizimit dhe një vëmendje të hollësishme ndaj detajeve, ne nuk i shohim klientët tanë thjesht si klientë, por si partnerë të pandashëm në
udhëtimin tonë drejt suksesit. Misioni ynë është të fusim vlerë personale në çdo produkt që ofrojmë, duke siguruar një përvojë unike dhe të paharrueshme për çdo klient.

image

Përse të na zgjidhni ne?

D&E krijon zgjidhje për mbrojtjen tuaj personale në kushtet e punës si dhe veshje mbrojtëse. Ne kemi krijuar një standard të lartë në mbrojten optimale në veshjet e punës në tregun Shqiptar.

Për ne është kryesore dhe shumë e rëndësishme dizajnimi, funksionaliteti, komforti dhe siguria e veshjeve tona sepse kjo tregon mirëqenien e klientëve tanë dhe me këtë gjë identifikohet kompania jonë.